Luizi takohet me “Ezel”-in e famshëm, paralajmëron një surprizë të madhe: “Së shpejti…”

Luizi takohet me “Ezel”-in e famshëm, paralajmëron një surprizë të madhe: “Së shpejti…”

Këngëtari dhe fituesi i BBVIP 2, Luiz Ejlli, vijon të jetë në qendër të vëmendjes me lëvizjet e tij, edhe gjatë qëndrimeve jashtë Shqipërisë.

Së fundmi, Luizi ka udhëtuar drejt Turqisë për disa ditë pushime familjare, por një takim i veçantë ka bërë që ai të marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Gjatë qëndrimit të tij, ai është takuar me një prej emrave më të njohur të kinematografisë turke, aktorin Kenan İmirzalıoğlu.

Aktori është shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, sidomos falë rolit të tij ikonik si “Ezel” në serialin me të njëjtin emër, i cili prej vitesh ka mbetur një nga produksionet më të kujtuara.

Në foton e publikuar në Instastory, dyshja shfaqen krah për krah, të buzëqeshur dhe duke shijuar momentin.

Por ajo që ka ndezur më shumë kureshtjen e fansave ishte mbishkrimi i Luizit mbi foto: “Ezel 2. Së shpejti”, shoqëruar me një emoji me sy.

Ky postim ka bërë që ndjekësit të nisin menjëherë spekulimet nëse bëhet fjalë për një projekt të ri mes tyre apo thjesht një batutë tipike e këngëtarit.