Luiz Ejlli rikthehet në Top Channel, zbulon projektin televiziv që kishte ëndërr ta realizonte...

Luiz Ejlli rikthehet në Top Channel, zbulon projektin televiziv që kishte ëndërr ta realizonte...

Luiz Ejlli ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tij në Top Channel, ku shumë shpejt do të vijë para publikut me një projekt të ri televiziv.

I ftuar në emisionin “Fiks Fare”, fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” u pyet nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu për formatin që do të drejtojë, duke zbuluar disa detaje për herë të parë.

Sipas Luizit, emisioni nuk do të transmetohet çdo ditë, siç ishte aluduar, por do të ketë një format javor.

“Unë do filloj një projekt që e kam pas gjithmonë ëndërr ta bëj. Do jetë njëherë në javë, të premten në darkë.”

Me këtë deklaratë, Luiz Ejlli konfirmoi rikthimin e tij në ekranin e Top Channel, duke shtuar se bëhet fjalë për një projekt që ka dëshiruar prej kohësh ta realizojë.

Edhe pse emri i emisionit dhe koncepti i tij nuk janë bërë ende publikë, njoftimi ka ngjallur menjëherë interes te fansat, të cilët presin të mësojnë më shumë rreth formatit të ri.

Pas suksesit të tij në “Big Brother VIP Albania 2” dhe angazhimeve në muzikë, rikthimi i Luizit në televizion pritet të jetë një nga projektet më të komentuara të sezonit të ri televiziv.