Luiz Ejlli po përgatitet të rikthehet në ekran me një projekt të ri televiziv. Këngëtari do të jetë në drejtimin e “Live me Luizin”, programi i ri që pritet të transmetohet në Top Channel, në prime time.
Pas publikimit të spotit promovues, reagimet e publikut nuk kanë munguar. Por një prej komenteve që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ai i bashkëshortes së tij, Kiara Tito.
Kiara ka zgjedhur ta mbështesë Luizit në mënyrën e saj, me një koment plot humor:
“Plaste syri i keq”, ka shkruar ajo. 🧿

Por Kiara nuk është ndalur me kaq. Pak më vonë, ajo ka lënë edhe një tjetër koment, këtë herë duke vendosur katër emoji hudhre. 🧄🧄🧄🧄
Hudhra është një prej simboleve të njohura në besëtytnitë popullore, ku përdoret tradicionalisht për t’u mbrojtur nga “syri i keq”.
Në këtë mënyrë, Kiara duket se ka zgjedhur të bëjë një urim simbolik dhe gazmor për bashkëshortin e saj, duke i dhënë mbështetje publike në nisjen e aventurës së re televizive.
Me “Live me Luizin”, Luiz Ejlli do të ketë tashmë hapësirën e tij në prime time, duke kaluar nga roli i këngëtarit dhe ish-banorit të reality show-t në atë të drejtuesit të një programi televiziv.
Ndërsa Kiara duket se ia ka dhënë tashmë bekimin publik: pak dashuri, një urim dhe, për çdo rast… katër hudhra kundër syrit të keq! 😄🧿🧄




