Xhirimet e fundit të Portokalli kanë sjellë surpriza dhe shumë diskutime në rrjet, sidomos pas shfaqjes së dy emrave të njohur të reality show-ve shqiptare: Luiz Ejlli dhe Klodian Mihaj.
Në episodin që pritet të transmetohet këtë javë, e ftuar speciale ishte Elijona Binakaj, por vëmendjen më të madhe duket se e kanë marrë momentet nga prapaskenat.
Një video që po qarkullon me shpejtësi në TikTok dhe Instagram i tregon Luizin dhe Klodin së bashku në ambientet e spektaklit, duke ndezur menjëherë reagime dhe komente nga ndjekësit.

Për Luizin, prania në “Portokalli” nuk është diçka e re, pasi ai shfaqet shpesh pranë partneres së tij, Kiara Tito, e cila moderon programin humoristik.
Megjithatë, ajo që ka ngritur më shumë pikëpyetje është prania e Klodianit në Tiranë dhe afërsia e tij me Elijonën gjatë xhirimeve.
Prej javësh në rrjet po qarkullojnë aludime për një romancë të mundshme mes Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj, ndërsa paraqitja e tyre e fundit së bashku vetëm sa i ka shtuar dyshimet e fansave.




