Lotina dhe Mozzik në pritje të ëmbël! Çifti zbulon gjininë e bebit me një postim emocionues!

Lotina Haziri via Instagram
Lotina Haziri via Instagram

Lotina dhe Mozzik kanë ndarë me ndjekësit lajmin e shumëpritur: çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Përmes një postimi plot emocion në rrjetet sociale, dyshja kanë publikuar fotografi ku Lotina shfaqet me barkun e rrumbullakosur, pranë partnerit të saj, duke konfirmuar zyrtarisht shtatzëninë.

Lotina zbuloi se e kishte mbajtur të fshehtë këtë kapitull të bukur për gjashtë muaj, edhe pse gjatë kësaj periudhe ka vazhduar të jetë aktive në ekran.

Surpriza nuk mbaroi me kaq. Përmes mbishkrimit “hid my boy from the world…” (“e fsheha djalin tim nga bota”), çifti zbuloi edhe gjininë e bebit, duke bërë të ditur se janë në pritje të një djali.

Instagram Post
DaU-BO4DNqI

Ky do të jetë fëmija i parë për Lotinën, ndërsa për Mozzik është fëmija i dytë. Reperi është gjithashtu baba i Hanës, vajzës së tij nga marrëdhënia e mëparshme me Loredana Zefi.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, profili i çiftit u mbush me urime nga miq, kolegë dhe mijëra fansa, të cilët u uruan një shtatzëni të mbarë dhe mirëseardhjen e vogëlushit që pritet të vijë në jetë së shpejti.