Loredana Brati ka vendosur t’i japë një frymë të re pamjes së saj, duke surprizuar ndjekësit me një look të rifreskuar që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ndau në InstaStory një video, ku shfaqet me flokët e sapolyer, duke zbuluar se i është rikthyer nuancës që e pëlqen më shumë.
“U ktheva në nuancën time të preferuar”, shkroi Loredana krahas pamjeve.

Loredana Brati via Instagram Story
Me këtë ndryshim, Loredana Brati ka zgjedhur t’i rikthehet ngjyrës që e ka karakterizuar prej kohësh, duke marrë menjëherë komplimente të shumta nga ndjekësit.
Pamja e re është pritur pozitivisht në rrjetet sociale, ku fansat kanë vlerësuar stilin e saj dhe look-un e rifreskuar.




