Londrimi dhe Dolce ndezin rrjetin, puthja e zjarrtë hap dyshimet... (VIDEO)

Londrimi dhe Dolce ndezin rrjetin, puthja e zjarrtë hap dyshimet... (VIDEO)

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 4”, Londrim Mekaj, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, por vëmendjen kryesore këtë herë nuk e ka marrë vetëm kënga.

Kënga me titull “My Baby” është shoqëruar me një videoklip ku shfaqet edhe ish-banorja e të njëjtit edicion, Dolce.

Dyshja shfaqet së bashku në disa skena të klipit, ndërsa momentet romantike mes tyre kanë bërë që fansat të reagojnë menjëherë në rrjetet sociale.

Në fund të videos, Londrimi dhe Dolce shfaqen duke shkëmbyer një puthje, skenë e cila është komentuar gjerësisht nga ndjekësit dhe ka nxitur aludime për një afërsi më shumë se profesionale.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga dy protagonistët nëse bëhet fjalë vetëm për një skenar të videoklipit apo nëse ekziston një raport i veçantë mes tyre.

Ky projekt vjen pas një periudhe shumë të suksesshme për Londrimin, i cili u shpall fitues i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”.