Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Lim Hoti, është bërë sërish pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje në InstaStory.
Në pamjet e shpërndara, Limi shfaqet i shtrirë, ndërsa në sfond dëgjohen tinguj që shumë ndjekës i kanë interpretuar si provokues. Më pas ai dëgjohet duke thënë:
“Mirëmëngjes. Një pyetje kisha unë… Çfarë keni bërë ndonjë gjë për atë gjënë?”
Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta, me shumë përdorues që komentuan natyrën e pazakontë dhe provokuese të publikimit.
Megjithatë, Lim Hoti nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi kuptimin e videos apo mesazhin që ka dashur të përcjellë, ndaj interpretimet që po qarkullojnë në rrjet mbeten vetëm spekulime të ndjekësve.




