Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Lim Hoti, ka prekur ndjekësit me një urim tepër emocional për ditëlindjen e djalit të tij.
Përmes një InstaStory të publikuar në rrjetet sociale, ai ka ndarë një moment të ëmbël pranë të birit, ndërsa e uronte për 12-vjetorin me fjalë plot dashuri dhe emocion.
“Gëzuar datëlindjen e 12 djali jem, ti je rreze drite për mu edhe do jem aty për ty gjithmonë”, ka shkruar Limi krahas fotos së publikuar.

Lim Hoti via Instagram Story
Me këtë dedikim, Limi tregoi edhe një herë anën e tij më të ndjeshme dhe lidhjen e fortë që ka me të birin.




