"Ledioni kur dëgjoi Arbanën..." - Ermali tallet me Ledionin...

"Ledioni kur dëgjoi Arbanën..." - Ermali tallet me Ledionin...

Mbrëmja e fundit e spektaklit “Ferma VIP 3” u shoqërua me diskutime të shumta, pas një momenti të sikletshëm që përfshiu moderatoren Arbana Osmani.

Gjatë një bisede me konkurrentin Akili, ajo përdori një shprehje popullore që u interpretua nga publiku si e papërshtatshme dhe me nuanca raciste. Kjo solli reagime të menjëhershme në rrjetet sociale, ku moderatorja u kritikua gjerësisht dhe më pas reagoi duke kërkuar falje publike.

Ndërkohë, situata është trajtuar edhe me humor nga opinionisti i programit, Ermal Mamaqi. Ai publikoi në InstaStory një video-meme që po qarkullon online, e cila ironizon momentin dhe konkurrencën mes formateve televizive.

Ermal Mamaqi via Instagram Story

Në video paraqitet një personazh që imiton Ledion Liço, duke e portretizuar atë teksa feston me entuziazëm pas deklaratës së Arbanës. Videoja shoqërohet me një mbishkrim humoristik që i referohet drejtpërdrejt situatës së krijuar gjatë spektaklit.