Ledion Liço “ndjen konkurrencën”? Detaji për Arbanën që po bën xhiron e rrjetit...

Ledion Liço “ndjen konkurrencën”? Detaji për Arbanën që po bën xhiron e rrjetit...

Arbana Osmani ka nisur zyrtarisht aventurën e saj të re televizive, duke marrë drejtimin e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, një rikthim i rëndësishëm në ekran pas rreth dy vitesh mungesë.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendje nuk lidhet vetëm me nisjen e programit, por me një “heshtje” që po komentohet gjerësisht në rrjet. Bëhet fjalë për mungesën e një reagimi publik nga Ledion Liço dhe figura të tjera të Top Channel.

Ky detaj ka bërë edhe më shumë zhurmë, pasi në të kaluarën, kur Ledioni mori drejtimin e “Big Brother VIP Albania”, Arbana i kishte dedikuar një mesazh publik mbështetës, duke i uruar sukses në këtë sfidë.

Ndryshe nga ajo kohë, këtë herë nuk ka pasur asnjë reagim të ngjashëm për rikthimin e Arbanës në ekran, duke ngritur pikëpyetje dhe aludime për një konkurrencë të mundshme mes dy formateve dhe figurave kryesore televizive.

Kujtojmë se ky projekt i ri e vendos Arbanën përballë një sfide direkte në tregun televiziv, përballë një formati me të cilin ajo është identifikuar për vite me radhë.