Në daljen e fundit televizive të Sara Hoxhës, vëmendjen nuk e mori ajo, por vajza e saj, Poem Blu, e cila u kthye menjëherë në yllin e mbrëmjes me spontanitetin dhe përgjigjet plot humor.
E vogla, fryt i marrëdhënies së Sarës me Ledri Vulën, fitoi simpatinë e publikut gjatë emisionit të drejtuar nga vëllezërit Veshaj, ku nuk munguan pyetjet ngacmuese dhe momentet gazmore.
Një nga episodet që po bën xhiron e rrjetit ishte momenti kur Donaldi e pyeti:
“Kush e do më shumë babin?”
Dhe Poem iu përgjigj menjëherë:
“Unë dhe mami.”
Përgjigjja e saj spontane shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje në studio.
Por momentet epike nuk mbaruan aty. Kur u pyet:
“Po mamin kush e do më shumë?”
Poem u përgjigj pa u menduar:
“Unë dhe babi.”
Një tjetër moment që bëri publikun për vete ishte kur Sara i kërkoi vajzës të njoftonte Ledri Vulën për këtë dalje televizive. Por vogëlushja refuzoi me shumë siguri:
“Jo, duhet ti, sepse emisioni është i yti.”
Klipet me përgjigjet e Poem Blu janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ndërsa ndjekësit kanë komentuar me admirim zgjuarsinë dhe spontanitetin e saj.
Për shumë fansa, protagonistja e vërtetë e intervistës së Sarës ishte pa diskutim vetë Poem Blu.




