Kida kurorëzon lidhjen me Ajbin! Dalin pamjet e para nga dasma madhështore në Romë (VIDEO)

Kida kurorëzon lidhjen me Ajbin! Dalin pamjet e para nga dasma madhështore në Romë (VIDEO)

Një nga ditët më të rëndësishme për Kida (Orhidea Latifi) ka mbërritur! Këngëtarja e njohur ka kurorëzuar sot, më 1 shtator, dashurinë me partnerin e saj Ajbi, në një ceremoni të veçantë të organizuar në Romë.

Ndërkohë, pamjet e para nga ceremonia kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, të publikuara kryesisht nga të ftuarit. Në fotografitë dhe videot e publikuara, Kida shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie prej dantelle, me mëngë të gjata dhe një vello elegante.

Instagram Reel
DcwXD0EIvAW

Ceremonia po zhvillohet në një atmosferë romantike, me një dekor të pasur me lule në nuanca rozë dhe pastel, ndërsa vendndodhja ofron pamje panoramike mbi Romën. Në disa prej pamjeve të publikuara shihet edhe çifti teksa ngre gotat gjatë ceremonisë, duke festuar këtë moment të veçantë.

Dasma po mbahet në Villa Miani, rezidenca historike e vendosur në Monte Mario, një prej pikave panoramike të kryeqytetit italian.

Kida dhe Ajbi u fejuan në dhjetor të vitit 2024, pas propozimit që këngëtarja mori gjatë periudhës së ditëlindjes së saj. Pas afro dy vitesh nga fejesa, çifti ka zgjedhur pikërisht Romën për të kurorëzuar dashurinë, në praninë e familjarëve, miqve dhe emrave të njohur të muzikës shqiptare.

Tashmë, vëmendja është e gjitha te detajet e dasmës dhe momentet e veçanta nga ceremonia, teksa pamjet e para po bëjnë xhiron e rrjetit.