Kiara Tito shtatzënë për herë të dytë? Një detaj në foton me Luizin ndez menjëherë rrjetin...

Kiara Tito via Instagram
Kiara Tito via Instagram

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Kiara Tito krah bashkëshortit të saj, Luiz Ejlli, ka nxitur një valë reagimesh dhe spekulimesh në rrjetet sociale.

Ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve ishte gjesti i Luizit, i cili shfaqet me dorën e vendosur mbi barkun e Kiarës. Ky detaj ka bërë që shumë fansa të aludojnë se çifti mund të jetë në pritje të fëmijës së dytë.

Instagram Post
DboMo5_DXZp

Megjithatë, as Kiara dhe as Luizi nuk kanë konfirmuar një lajm të tillë. Postimi i moderatores është shoqëruar vetëm me disa emoji romantike, pa dhënë asnjë informacion shtesë që të mbështesë këto pretendime.

Për këtë arsye, çdo interpretim që po qarkullon në rrjet mbetet thjesht në nivel spekulimesh të nxitura nga fotografia dhe reagimet e ndjekësve.

Historia e dashurisë mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit nisi gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP Albania”, ku u kthyen në një nga çiftet më të dashura të publikut. Që prej asaj kohe, çdo postim i tyre vijon të tërheqë vëmendje dhe të gjenerojë diskutime të shumta në rrjetet sociale.