Pas tensioneve të forta në Ferma VIP, nëna e Adion Pukës, Adelina Puka, ka dalë me një deklaratë publike, duke adresuar situatën e krijuar mes djalit të saj dhe Mimoza Ahmetit.
Në një prononcim për Vizion Plus, ajo shprehu keqardhje për gjuhën e përdorur nga Adioni gjatë debateve, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme.
Në emër të familjes, Adelina Puka bëri një kërkesë faljeje publike drejtuar familjes së Mimozës, duke theksuar se nuk janë ndjerë mirë me mënyrën se si është shprehur ai.
Ajo shtoi se situata kishte ardhur si rezultat i një akumulimi tensionesh, që më pas çoi në reagime të nxituara dhe të papëlqyeshme.
“Dua që në emër të familjes të kërkoj falje publike për mënyrën e sjelljes dhe mënyrën e shprehjes se si u sjell Adioni. Nuk jemi ndjerë mirë për ato shprehje, është e pahijshme, por është akumuluar situata dhe në fund shpërtheu me një shprehje të pahijshme”.
Ky reagim vjen në një moment kur debati mes banorëve ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa publiku vijon të ndjekë me interes zhvillimet dhe qëndrimet e palëve të përfshira.




