Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Brikena duket se po nis një kapitull të ri, këtë herë duke u fokusuar te muzika.
Sipas raportimeve të “Prive”, ish-banorja ka përfunduar projektin e saj të parë muzikor, i cili shënon edhe debutimin e saj si këngëtare. Pjesa interesante është se kënga është realizuar nga Adioni, ish-konkurrenti i Ferma VIP.
Prej kohësh Brikena është parë duke punuar në studio, ndërsa burime pranë saj bëjnë me dije se ajo po investon seriozisht në këtë drejtim. Projekti pritet të shoqërohet edhe me videoklip.
Vetë Brikena ka treguar disa detaje gjatë një interviste në “Të guximshmit”, ku zbuloi se kënga do të prezantohet në “Top Arena”, program ku ajo është pjesë e panelit.
Ky bashkëpunim ka tërhequr vëmendjen edhe për shkak të pranisë së Mateo Borrit në të njëjtin emision. Mateo dhe Brikena ishin një nga çiftet më të komentuar të Big Brother VIP Albania 5, ndërsa ndarja e tyre vazhdon të diskutohet në rrjet.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky projekt do të jetë vetëm një bashkëpunim profesional apo nëse do të sjellë dinamika të reja mes dyshes.




