Kiara Tito ka ndarë një mesazh të veçantë për bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin, gjatë një komunikimi me ndjekësit në Instagram. Moderatorja ka shprehur hapur dashurinë dhe krenarinë që ndien për partnerin, por një fjali në fund të përgjigjes së saj ka nxitur kureshtjen e publikut.
Gjithçka nisi pasi një ndjekës e pyeti Kiarën se si ndihet të ketë pranë një bashkëshort që nuk e fsheh dashurinë dhe krenarinë për të, por përkundrazi i shpreh ato publikisht.
“Si ndihesh që ke në krahë një burrë që bërtet me kaq të madhe që të do dhe është krenar?”, ishte pyetja drejtuar moderatores.
Kiara nuk ngurroi të tregonte vlerësimin për Luizin, duke e cilësuar veten të lumtur që e ka në krah. Megjithatë, përgjigjja e saj përmbante edhe një mesazh që mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.
“E lumtur dhe krenare për burrin tim. Çdo gjë e ka kohën e vet. Dhe mos harroni, karma e gjen gjithmonë rrugën e saj”, shkroi ajo.
Pikërisht referenca ndaj karmës ishte ajo që mori vëmendje të veçantë. A ishte thjesht një reflektim personal apo një mesazh i koduar për dikë? Për momentin, Kiara nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe nuk ka përmendur persona apo situata konkrete që mund të lidhen me këtë fjali.
Historia e dashurisë së Kiarës dhe Luizit nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 2”, ku marrëdhënia e tyre u kthye në një nga historitë më të komentuara të edicionit. Sot, çifti është i martuar dhe ndan herë pas here me publikun momente nga jeta e tyre familjare.
Këtë herë, një dedikim për bashkëshortin u shoqërua me një fjali që ka lënë ndjekësit të hamendësojnë se kujt mund t’i drejtohej Kiara.




