Juliana Nura do të bëhet nënë/ Zbulohet gjinia e binjakëve që po pret...

Juliana Nura via Instagram
Juliana Nura via Instagram

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, duket se po përjeton një nga momentet më të veçanta të jetës së saj.

Sipas raportimeve të Indeksonline, Juliana është në pritje të ëmbël pas një procesi IVF dhe së fundmi ka zhvilluar një festë private për zbulimin e gjinisë së foshnjave.

Ceremonia është mbajtur larg vëmendjes publike, me praninë e familjarëve dhe rrethit të saj më të afërt.

Sipas burimeve pranë saj, gjatë këtij momenti është zbuluar se Juliana po pret binjakë, një vajzë dhe një djalë.

Festa është përshkruar si një moment i thjeshtë, por shumë emocional për të gjithë të pranishmit.

Deri tani, vetë Juliana nuk ka reaguar publikisht për këto raportime, por nëse lajmi konfirmohet prej saj, ish-banorja pritet të nisë një kapitull krejt të ri në jetën e saj, këtë herë si nënë e dy fëmijëve.