Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë binjakët e saj.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Juli me ndjekësit në Instagram, ku ka publikuar edhe fotot e para me dy të vegjlit, duke i prezantuar për herë të parë.
“I solla në jetë dy mrekullitë e mia… vetëm”, ka shkruar ajo krahas fotografive.
Për më shumë se tri javë, Juliana ka qëndruar në spital nën kujdesin e mjekëve, duke pritur ardhjen në jetë të binjakëve.
Gjatë kësaj kohe, ajo ka ndarë herë pas here me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj, përgatitjet për ardhjen e fëmijëve dhe pritjen e gjatë për t’i marrë më në fund në krahë.
Në postimin e saj të fundit, Juli e ka përshkruar këtë periudhë si një nga udhëtimet më të vështira, të dhimbshme, por edhe më të bukura të jetës së saj.
Ajo ka rrëfyer se gjatë këtyre javëve ka përjetuar frikë, lodhje, lot dhe pasiguri, por gjithçka ka marrë kuptim në momentin kur ka mbajtur për herë të parë dy fëmijët e saj në krahë.
Juliana ka folur hapur edhe për faktin se këtë rrugëtim të amësisë e ka përjetuar e vetme.
Përmes mesazhit të saj, ajo ka dashur të përcjellë edhe një reflektim mbi forcën e grave:
“Një grua është më e fortë nga sa mendon.”
Juli ka shtuar se kjo përvojë i ka mësuar se një grua mund të rrëzohet, të qajë dhe të ketë frikë, por sërish mund të gjejë forcën për t’u ngritur dhe për të vazhduar përpara.
Shtatzënia e Juliana Nurës kishte tërhequr vëmendjen edhe më herët, veçanërisht për mënyrën se si ajo kishte zgjedhur ta përjetonte amësinë dhe për faktin se nuk kishte një partner publikisht në krah.
Gjatë kësaj periudhe, Juli ka folur hapur për një përvojë që mbetet ende e ndjeshme për shumë gra në shoqërinë shqiptare.
Tashmë, pas më shumë se tri javësh në spital, pritja ka përfunduar. Juliana ka nisur një kapitull të ri të jetës së saj, këtë herë si nënë e dy fëmijëve.
Në fund të postimit, ajo ka shkruar me emocion:
“Mirë se erdhët në jetën time, dy dashuritë e mia të vogla.”




