Juela Nikolli ka prekur zemrat e ndjekësve me një dedikim emocionues për nënën e saj, e cila ka festuar ditëlindjen e 63-të.
Këngëtarja publikoi në rrjetet sociale një fotografi të veçantë krah së ëmës, duke e shoqëruar me fjalë plot dashuri dhe mirënjohje për gruan që e konsideron frymëzimin më të madh në jetën e saj.
Në urimin e saj, Juela e cilëson nënën si “mamin më të mrekullueshme në botë”, duke theksuar se ajo ka qenë gjithmonë një shembull i vyer për të dhe motrat e saj.
Artistja shprehet se, edhe pse ka mbushur 63 vjeç, e ëma vazhdon të rrezatojë energji dhe pozitivitet.
“63 vjeçe dhe vazhdon të shkëlqesh si një yll që nuk shuhet kurrë.”

Juela Nikolli via Instagram Story
Postimi i Juela Nikollit u prit me shumë komente dhe urime nga ndjekësit, të cilët iu bashkuan festës duke i uruar shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë nënës së këngëtares.




