Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Juela Nikolli, ka bërë deklarata të forta për fituesen e spektaklit, Selin, gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana”.
Teksa foli për eksperiencën pas reality show-t, muzikën dhe marrëdhëniet me ish-banorët, Juela u ndal edhe te loja e Selinit, duke dhënë një mendim mjaft kritik për fitoren e saj.
Fillimisht, ajo u shpreh se nuk e ka ndjekur shumë Selinin pas daljes nga shtëpia, ndërsa shtoi se strategjia e saj ka qenë të mos ekspozohej tepër.
“Nuk më ngjall emocione pozitive, as negative, është indiferente. Ia kam thënë edhe vetë që e shoh si një moderatore të zonjën,” – tha Juela.
Por deklarata që ka bërë më shumë bujë lidhet pikërisht me triumfin e Selinit në BBVA.
Sipas Juelës, loja e fitueses është ndikuar shumë nga mbështetja jashtë shtëpisë dhe jo vetëm nga ajo që ndodhi brenda formatit.
“Asaj lojën ia ka bërë familja. Ka qenë aktive dhe e ka bërë lojën e saj brenda shtëpisë, por për mua nuk e ka merituar fitoren,” – u shpreh ish-banorja.
Ajo shtoi se, sipas saj, finalistët që e meritonin më shumë triumfin ishin Rogerti dhe Miri, me të cilët kishte ndarë edhe strategjinë e lojës gjatë qëndrimit në shtëpi.
Deklaratat e Juelës kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, sidomos mes fansave të Selinit dhe ndjekësve të BBVA-së.




