Këngëtarja Jonida Maliqi ka shprehur publikisht irritimin e saj lidhur me zhurmat e punimeve pranë banesës, që sipas saj nisën në orët shumë të hershme të mëngjesit.
Përmes një InstaStory, artistja publikoi një video nga një kantier ndërtimi, ku në ekran shihej ora 06:23. Në pamje dëgjoheshin zhurmat e punimeve, ndërsa Jonida reagoi e revoltuar për situatën.
“Ja çfarë bëhet, ora 6 e mëngjesit dhe zgjohemi nga punimet. Është e lejueshme kjo?” – u shpreh ajo në video.
Më pas, këngëtarja shtoi edhe një koment ironik duke iu drejtuar institucioneve përgjegjëse:
“Policia Bashkiake ku je?”

Jonida Maliqi via Instagram Story
Postimi i saj ka nxitur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë treguar se përballen shpesh me të njëjtin problem në zona të ndryshme të qytetit.




