Bora Zemani ka bashkëbiseduar së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të ndryshme. Mes shumë mesazheve pozitive, një koment kritik tërhoqi vëmendjen e moderatores.
Një ndjekës e pyeti:
“Pse je kaq mendjemadhe dhe kaq fallco? Këtu bën si e mirë, por ata që të njohin thonë se je shumë mendjemadhe.”
Pa zgjedhur të hyjë në debat, Bora Zemani iu përgjigj me qetësi dhe një dozë ironie.
“Ata e dinë më mirë, gjithmonë.” 😂

Bora Zemani via Instagram Story
Përgjigjja e moderatores u komentua gjerësisht nga ndjekësit, të cilët vlerësuan mënyrën e saj të qetë për t’iu përgjigjur kritikave, pa krijuar polemika.
Me reagimin e saj, Bora Zemani tregoi edhe një herë se preferon t’i trajtojë komentet negative me humor dhe ironi, duke mos u përfshirë në përplasje publike me ndjekësit.




