“Je bërë një k*çkë…” – Zhaku provokon Mozën në “Ferma VIP”, reagimi i saj habit publikun...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Inida Gjata (Zhaku) sapo ka hyrë në “Ferma VIP”, por duket se ka ardhur e vendosur për të trazuar menjëherë dinamikat brenda shtëpisë.

Artistja, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe provokuese, është kthyer menjëherë në qendër të vëmendjes pas një momenti me Mimoza Ahmetin, i cili po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Teksa Moza po rrinte e qetë duke ngrënë, Zhaku iu afrua dhe, me tone ironike, riktheu në vëmendje fjalën që shkaktoi një nga debatet më të mëdha të këtij sezoni dhe çoi në eliminimin e Olës.

Ç’je bërë një kuçkë ti moj…” – iu drejtua ajo shkrimtares, duke habitur banorët dhe publikun.

Por ajo që surprizoi më shumë ishte reagimi i Mozës. Në vend që ta kthente situatën në debat, ajo ruajti qetësinë dhe iu përgjigj shkurt, me shumë vetëbesim: “Jam!

"Ferma Vip" - Vizion Plus

Ky shkëmbim batutash është shpërndarë menjëherë në rrjet, ku ndjekësit po komentojnë hyrjen “pa filtra” të Zhakut dhe mënyrën e ftohtë me të cilën Moza e menaxhoi provokimin.

Me këtë hyrje të fortë, Zhaku duket se ka nisur lojën duke testuar kufijtë dhe reagimet e banorëve, ndërsa Mimoza Ahmeti tregoi edhe një herë se di t’i përballojë situatat e tensionuara me qetësi dhe ironi.