Iliri gjen 10 mijë euro në “Ferma VIP”? Deklarata e tij misterioze ka futur fermën në kaos…

“Ferma Vip” - Vizion Plus
“Ferma Vip” - Vizion Plus

Kërkimi për 10 mijë eurot e groposura nga Agai ka ndezur atmosferën në Ferma VIP, por një deklaratë e Ilir Shaqiri po bën që të gjithë të dyshojnë se misteri mund të jetë zgjidhur.

Balerini ka trazuar sërish lojën brenda fermës, duke lënë të kuptohet se ai mund të ketë zbuluar vendndodhjen e shumës së fshehur.

Gjatë një komunikimi me fermerët e tjerë, Ilir Shaqiri foli me tone misterioze dhe ngriti menjëherë dyshime:

“Kam një surprizë për ju, të paparë. Do e merrni vesh kur të shkoni te stallat. Ju vazhdoni gërmoni.”

Pas kësaj deklarate, banorët mbetën të hutuar dhe atmosfera në fermë u mbush me tension dhe konfuzion.

Disa konkurrentë dyshojnë se Ilir Shaqiri mund t’i ketë gjetur vërtet paratë e groposura, ndërsa të tjerë mendojnë se ai po përdor një strategji për të manipuluar lojën dhe për t’i larguar rivalët nga kërkimet.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni i Ferma VIP nëse 10 mijë eurot janë zbuluar apo jo.

Gjithsesi, deklarata e Ilirit ka ndezur menjëherë rrjetin dhe fansat po presin me padurim Prime-in e radhës për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një zbulim të vërtetë apo vetëm për një bllof të zgjuar strategjik.