“I ka mbyllur punët me Fermën!” – Pas largimit, Gresa “bojkoton” produksionin...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Largimi i Gresës nga “Ferma VIP” duket se nuk ka qenë aq paqësor sa u shfaq në ekran. Pas buzëqeshjeve dhe fjalëve të qeta gjatë Prime-it, prapa kamerave situata mesa duket ka marrë tjetër drejtim.

Mbrëmjen e djeshme, ish-banorja vendosi të ndërpresë vetë rrugëtimin e saj në reality show, duke deklaruar se po humbiste energjinë pozitive që e karakterizon dhe se debatet e vazhdueshme, sidomos me Mimoza Ahmetin, po nxirrnin në pah një anë të saj që nuk e njeh jashtë formatit.

Edhe pse në studio u largua me buzëqeshje dhe falënderime për eksperiencën, zhvillimet e fundit tregojnë se pas atij momenti fshihet një krisje e fortë me produksionin.

Sot, Gresa mungoi në “Ferma VIP Club”, duke thyer traditën e zakonshme të ish-banorëve që rikthehen në studio pas largimit.

Sipas raportimeve, stafi i programit ka tentuar ta kontaktojë për ta ftuar në emision, por përgjigjja nga menaxheri i saj ka qenë e prerë:

I ka mbyllur punët një herë e mirë me Fermën.

Ky reagim ka habitur jo pak ndjekësit e formatit, duke ngritur dyshime se pas largimit të saj mund të ketë pakënaqësi më të mëdha sesa ato që u panë publikisht në ekran.

Tani mbetet për t’u parë nëse Gresa do të flasë hapur për arsyet e vërteta të distancimit të saj nga “Ferma VIP” apo do të zgjedhë të heshtë përfundimisht.