Një deklaratë e Gimbos gjatë një interviste televizive ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi shumë ndjekës besojnë se ajo ishte një thumbim i tërthortë për ish-mikun e tij, Mateon.
Teksa fliste për mënyrën se si disa personazhe publike zgjedhin të ekspozojnë jetën e tyre private, Gimbo u shpreh:
“Ne nuk bëjmë drama për show apo ndarje për vëmendje.”
Edhe pse nuk përmendi asnjë emër, deklarata u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një mesazh që mund t’i drejtohej Mateos, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit që kanë përfshirë atë dhe partneren e tij.
Deri më tani, Mateo nuk ka reaguar ndaj këtyre aludimeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse deklarata e Gimbos ishte vërtet një thumbim i drejtpërdrejtë apo thjesht një koment i përgjithshëm.
Për momentin, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh, pasi asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar se mesazhi lidhej me raportin mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.




