Gëzim në familjen mbretërore! Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, zbulohet emri i veçantë i të birit!

Gëzim në familjen mbretërore! Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, zbulohet emri i veçantë i të birit!

Një kapitull i ri dhe plot lumturi ka nisur për Princ Lekën dhe Blerta Celibashin, të cilët janë bërë prindër për herë të parë së bashku.

Çifti ka mirëpritur në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Aleksandër.

Sipas informacioneve, vogëlushi ka lindur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, duke sjellë gëzim të madh në familje.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike historinë e tyre të dashurisë rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzuan lidhjen me martesë në një ceremoni private.

Ardhja në jetë e Aleksandrit shënon një moment të veçantë për çiftin, i cili tashmë ka nisur një etapë të re si familje. Urime dhe mesazhe të shumta kanë nisur të vijnë nga miqtë, ndjekësit dhe figura të njohura, të cilët kanë uruar Princ Lekën dhe Blerta Celibashin për këtë lajm të bukur.