Gazetari i njohur konfirmon hyrjen në Ferma VIP: “Do na marrë malli…”

Ermal Qori via Instagram
Ermal Qori via Instagram

Teksa kurioziteti për konkurrentët e Ferma VIP 3 po rritet dita-ditës, një tjetër emër i njohur ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në spektakël.

Bëhet fjalë për gazetarin Ermal Qori, i cili ka reaguar publikisht, duke lënë të kuptohet se është gati për këtë eksperiencë të re. Në deklaratën e tij, ai është shprehur:
“Do na marrë malli…”, një fjali që është interpretuar si një lamtumirë simbolike për jetën jashtë fermës dhe një paralajmërim për sfidat që e presin brenda formatit.

Ermal Qori via Instagram Story

Me këtë konfirmim, lista e emrave që do të bëhen pjesë e këtij edicioni po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa publiku pret të shohë se si do të përshtatet gazetari në një realitet krejt ndryshe nga televizioni.

Ferma VIP 3 pritet të nisë më 27 mars, nën moderimin e Arbana Osmanit, dhe do të vendosë personazhe të njohur përballë një jete të thjeshtë ferme, larg luksit dhe komoditetit të përditshëm.

Hyrja e Ermal Qorit pritet të sjellë një tjetër dinamikë në spektakël, pasi publiku është kurioz të shohë një figurë mediatike në një rol krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim.