G-Bani u ka bërë një thirrje publike fansave dhe mbështetësve të tij, duke hapur një fushatë në GoFundMe për të siguruar fondet e nevojshme për realizimin e projektit të tij më të ri muzikor, “Assasin”.
Përmes një mesazhi drejtuar publikut, reperi shprehet se hip-hopi me tematikë sociale po kalon një nga periudhat më të vështira, ndërsa artistët e pavarur, sipas tij, vazhdojnë të mbeten pa mbështetje nga organizatorët, mediat e mëdha dhe institucionet shtetërore.

G-Bani via Instagram Story
Pas tre dekadash karrierë, G-Bani thotë se këtë herë ka zgjedhur t'u drejtohet drejtpërdrejt dëgjuesve për ta bërë të mundur realizimin e një projekti që synon të trajtojë histori dhe realitete që, sipas tij, shpesh mbeten në hije.
“Assasin” është projekti i tretë protestues i artistit, pas këngëve “In Extrems” dhe “Diktatori”, duke vijuar linjën e tij të krijimeve me mesazhe sociale dhe politike.
Sipas reperit, frymëzimi për këngën vjen edhe nga zhvillimet e fundit në vend, përfshirë protestën e 26 korrikut 2026 të mbajtur pranë Kuvendit Popullor.
Qëllimi i fushatës është mbledhja e £2,000, të cilat do të përdoren për të mbuluar kostot e orkestrales, regjistrimit, miksimit, masterizimit dhe realizimit të videoklipit zyrtar.
Me këtë nismë, G-Bani synon të realizojë projektin e tij të radhës me mbështetjen e publikut, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së muzikës me mesazh në skenën shqiptare.




