Fshihen fotot në Instagram, finalizohet ndarja e Klea Hutës dhe Elgit Dodës?

Fshihen fotot në Instagram, finalizohet ndarja e Klea Hutës dhe Elgit Dodës?

Spekulimet për një ndarje të mundshme mes Klea Huta dhe Elgit Doda janë rikthyer sërish në vëmendjen e publikut. Edhe pse disa muaj më parë çifti kishte hedhur poshtë këto thashetheme, lëvizjet e tyre të fundit në rrjetet sociale kanë shtuar dyshimet.

Së fundmi është vënë re se të dy kanë fshirë nga llogaritë e tyre në Instagram fotografitë ku shfaqeshin së bashku, një veprim që shpesh interpretohet nga ndjekësit si shenjë e problemeve në marrëdhënie.

Gjithashtu, sot me rastin e Dita e Verës, Klea është shfaqur duke festuar në shoqërinë e miqve dhe të djalit të saj. Në një postim të fundit në Instastory, ajo ka publikuar një foto bardhë e zi me të birin, ku bie në sy mungesa e Elgit Dodës.

Klea Huta via Instagram Story

Megjithatë, deri tani as Klea Huta dhe as Elgit Doda nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për të konfirmuar apo mohuar statusin aktual të marrëdhënies së tyre.