FOTOJA që trazoi rrjetin: Zhaku shfaqet pranë ish-bashkëshortit të Mimoza Ahmetit...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Raporti mes Inida Gjata dhe Mimoza Ahmeti duket se është përkeqësuar plotësisht brenda “Ferma VIP”, ndërsa debatet mes tyre kanë nxjerrë në pah histori dhe akuza nga e kaluara.

Ajo që në fillim u duk si një afrimitet dhe mbështetje mes dy artisteve, tashmë është kthyer në një nga konfliktet më të komentuara të spektaklit.

Gjatë një bisede me Soni Malaj, Moza bëri një deklaratë të fortë, duke lënë të kuptohet se ndihej e tradhtuar nga Zhaku në një periudhë të vështirë të jetës së saj personale.

“Kjo që ishte shoqja ime, kur po ndahesha u bë mike me burrin tim,” – u shpreh poetja.

Më pas, tensioni mes tyre vazhdoi edhe në një debat të drejtpërdrejtë, ku Moza deklaroi:

“Ti mund të kesh histori me burrin tim, por me mua s’ke histori, ke bashkëpunim.”

Nga ana tjetër, Zhaku mohoi kategorikisht çdo aludim për një raport sentimental apo të papërshtatshëm me ish-bashkëshortin e shkrimtares.

Megjithatë, pas këtyre deklaratave, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë fotografi ku Zhaku shihet pranë ish-partnerit të Mozës, çka ka shtuar edhe më shumë spekulimet dhe diskutimet mes ndjekësve.

Pamjet kanë ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku po diskuton mbi raportin e tyre jashtë fermës dhe ndikimin që kjo histori po ka në dinamikat brenda spektaklit.