Deklarata e fortë e bërë nga Ola, e cila përdori një fjalor ofendues ndaj moderatores Arbana Osmani gjatë transmetimit të Ferma VIP, ka shkaktuar reagime të shumta në publik dhe në radhët e personazheve të njohur.
Së fundmi, ka reaguar edhe Ermiona Lekbello, e cila ka shprehur hapur mbështetjen e saj për moderatoren përmes rrjeteve sociale.
Në një postim në Instagram, Lekbello ka ndarë një foto të Osmanit, duke treguar qartë pozicionimin e saj në këtë situatë dhe duke dalë në krah të saj pas incidentit në ekran.
Me një mesazh të shkurtër, por domethënës, ajo ka shkruar:
“@arbanao je klas❤️”, duke e përforcuar mbështetjen dhe vlerësimin e saj publik ndaj moderatores.

Ermiona Lekbello via Instagram Story




