Sezoni i ri i “Për’puthen” duket se po përgatit disa surpriza për publikun, mes ndryshimeve në format dhe rikthimit të disa prej figurave më të njohura të programit.
Sipas burimeve për Kryefjala.com, Arjan Konomi pritet të rikthehet në “Për’puthen”, program ku për disa sezone ishte një nga personazhet më të spikatura.
Konomi do të rikthehet sërish në rolin e opinionistit, pozicion në të cilin u bë i njohur për publikun gjatë viteve të tij në program.
Rikthimi i tij pritet t’i japë sezonit të ri një tjetër dinamikë, duke sjellë edhe një dozë nostalgjie për ndjekësit e vjetër të “Për’puthen”.
Ndërkohë, siç është raportuar më herët, Heidi Baci pritet të jetë në krye të programit, ndërsa pjesë e panelit të opinionistëve do të jetë edhe Erjola Doçi.
Një tjetër emër që pritet t’i bashkohet ekipit është Ronaldo Sharka, i cili këtë sezon do të ketë një rol pas kamerave, si autor i programit.
Me rikthimin e Arjan Konomit dhe ndryshimet në ekip, sezoni i ardhshëm i “Për’puthen” pritet të sjellë një formulë të re, por me disa prej figurave që publiku i ka lidhur ndër vite me programin.




