E bujshme / Rekord në nisje të “Ferma VIP” – shifra që po trondit rrjetin (Foto)

"Ferma Vip"/Vizion Plus
"Ferma Vip"/Vizion Plus

Nisja e edicionit të tretë të “Ferma VIP” ka tërhequr vëmendje të madhe të publikut në platformat digjitale, duke shënuar shifra të larta audience që në minutat e para.

Vetëm 13 minuta pas fillimit të transmetimit live, programi ka arritur të mbledhë një numër të madh ndjekësish në kanalin zyrtar në YouTube. Sipas të dhënave të publikuara, në momentin kur Arbana Osmani hapi mbrëmjen, transmetimi ka arritur rreth 324 mijë shikues njëkohësisht.

Ky interes i lartë tregon pritshmërinë e madhe të publikut për të ndjekur 24 personazhet e njohur që janë bërë pjesë e këtij edicioni dhe për të parë zhvillimet e garës në ditët në vijim.