“Dikush e ka, dikush s’e ka…” – Motra e Mateos bën reagimin që u interpretua si mesazh për Brikenën?

“Dikush e ka, dikush s’e ka…” – Motra e Mateos bën reagimin që u interpretua si mesazh për Brikenën?

Ndarja e ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, Mateos dhe Brikenës, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa këtë herë në debat janë përfshirë edhe familjarët e tyre.

Pas përfundimit të lidhjes së çiftit, ndjekësit kanë nisur të analizojnë çdo lëvizje të tyre në rrjetet sociale, duke kërkuar sinjale për raportet mes tyre.

Së fundmi, motra e Mateos, Kejsi, ka tërhequr vëmendjen me një video të publikuar në Tik Tok, ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e një kënge.

Ajo që nxiti reagime nuk ishte vetëm videoja, por pjesa e zgjedhur nga kënga “Mesazh” e Butës dhe Kidës, ku veçohej shprehja: “Jeta është kështu, dikush e ka, dikush s’e ka…”

Ky detaj u interpretua nga shumë ndjekës si një mesazh i tërthortë që mund të lidhej me situatën pas ndarjes së Mateos dhe Brikenës.

Në komentet e postimit, shumë përdorues i përmendën ish-partneren e vëllait të saj dhe nisën diskutime rreth kuptimit të videos. Pas valës së reagimeve, Kejsi vendosi të mbyllë komentet në postim.

Ndërkohë, pas ndarjes së konfirmuar, një nga lëvizjet e para të vërejtura ishte në Instagram, ku Brikena ndërpreu ndjekjen me Mateon dhe me motrën e tij, duke dhënë sinjale për një distancim.

Megjithatë, një detaj tjetër ka rënë në sy: Brikena vazhdon ende të ndjekë mbesën e vogël të Mateos, e cila kishte qenë pjesë e momenteve të veçanta të çiftit gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.

Deri tani, asnjëra palë nuk ka dhënë një sqarim të drejtpërdrejtë për arsyet e ndarjes, ndërsa çdo veprim në rrjet vazhdon të interpretohet nga ndjekësit.