Një moment i tensionuar është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku në qendër të vëmendjes është vënë Dea Mishel.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet një person që i drejtohet asaj me tone të ashpra gjatë tubimit. Sipas raportimeve, personi ka shprehur mbështetje për Partinë Socialiste dhe mbante me vete një qen.

Dea Mishel via Instagram Story
Situata ka tërhequr menjëherë vëmendjen e pjesëmarrësve të tjerë në protestë, të cilët kanë ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e momentit. Personi është larguar më pas nga zona.
Vetë Dea Mishel ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar se pamjet janë reale dhe duke treguar versionin e saj për ngjarjen.
“Kjo video është e vërtetë! Mu sul me fjalë, i pa provokuar”, ka shkruar ajo, duke shtuar se situata e ka shqetësuar për shkak të pranisë së qenit.
Ajo gjithashtu ka falënderuar personat që ndërhynë në atë moment dhe ka bërë thirrje që protestat të vijojnë pa incidente.
“Jam shumë e shqetësuar. Nuk dua të shoh asnjë incident dhune. Protesta do vazhdojë!”, ka përfunduar Dea.




