Brikena prezanton vëllain për herë të parë, fotografia merr vëmendjen e rrjetit...

Brikena Selmani via Instagram
Brikena Selmani via Instagram

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Brikena, ka surprizuar ndjekësit me një moment të veçantë familjar, duke ndarë për herë të parë një foto me vëllain e saj.

E njohur për faktin se e mban jetën private larg vëmendjes publike, këtë herë ajo ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një imazh që menjëherë ka tërhequr reagime.

Brikena Selmani via Instagram Story

Në fotografinë e postuar në rrjetet sociale, Brikena dhe vëllai i saj shfaqen së bashku në një makinë, të buzëqeshur dhe në një atmosferë të afërt familjare.

Përveç paraqitjes së tyre dhe stilit të kuruar, vëmendjen e ndjekësve e ka marrë edhe dedikimi i ëmbël që ajo ka zgjedhur për të shoqëruar foton.

Krahas emrit të tij, Brikena ka shkruar “Dasuliaa”, të shoqëruar me emoji dashurie, duke treguar lidhjen e ngushtë dhe afeksionin që ka për të vëllain.

Postimi ka marrë menjëherë komente pozitive, me shumë ndjekës që kanë vlerësuar këtë moment të rrallë nga jeta personale e saj.