Greta Koçi ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të bukura të pushimeve të saj në Turqi, duke publikuar një video emocionuese pranë djalit të saj.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, këngëtarja shfaqet duke e mbajtur vogëlushin në krahë, ndërsa ka zgjedhur të mos ia zbulojë portretin, duke vazhduar të respektojë privatësinë e tij.
Krahas videos, Greta Koçi ka shkruar vetëm dy fjalë që kanë prekur ndjekësit:
“Bota ime.”
Artistja u bë nënë për herë të parë në fund të janarit të vitit 2024, një lajm që e ndau me shumë emocion me publikun.
Në atë kohë, ajo shkruante:
“Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk krahasohet me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime. Faleminderit Zotit dhe gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam.”
Që nga ardhja në jetë e të birit, Greta Koçi ka zgjedhur ta mbajë atë larg vëmendjes mediatike, duke ndarë vetëm herë pas here momente të veçanta që pasqyrojnë lumturinë e saj si nënë. Postimi i fundit është pritur me shumë komente pozitive, ku ndjekësit i kanë uruar shëndet dhe lumturi familjes së artistes.




