Pas largimit nga Top Channel, emri i Bora Zemanit po përflitet gjithnjë e më shumë si një prej figurave që mund t’i bashkohet Vizion Plus, konkretisht projektit “Ferma VIP”.
Së fundmi, në rrjet ka qarkulluar një postim ku pretendohet se Bora Zemani do të bashkojë forcat me Arbana Osmanin. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se postimi rezulton të jetë pëlqyer edhe nga vetë Bora.

Screenshot
Ky detaj ka mjaftuar për të nxitur dyshimet e ndjekësve, të cilët po pyesin nëse moderatorja ka zgjedhur të japë një sinjal të tërthortë për projektin e saj të ardhshëm televiziv.
Prej disa ditësh, në media dhe rrjete sociale po qarkullojnë aludime se Bora Zemani mund të marrë drejtimin e “Ferma VIP Club”, ndërsa Arbana Osmani pritet të vijojë të jetë figura kryesore e “Ferma VIP”.
Megjithatë, një “like” në rrjetet sociale nuk përbën një konfirmim zyrtar. Deri tani, Bora nuk ka bërë asnjë deklaratë publike ku të konfirmojë se do t’i bashkohet Vizion Plus apo se do të jetë pjesë e “Ferma VIP”.
E sigurt është se aventura e Bora Zemanit në Top Channel ka përfunduar, ndërsa destinacioni i saj i radhës televiziv mbetet ende i paqartë.
Nëse ky “like” ishte thjesht një reagim ndaj lajmit që po qarkullon apo një sinjal i vogël për atë që po përgatitet pas kuintave, mbetet për t’u parë në ditët në vijim.👀




