Bledi Mane ironizon Dea Mishel: “Na mbyti miu në BBVA”, postimi i tij ndez reagime...

Bledi Mane ironizon Dea Mishel: “Na mbyti miu në BBVA”, postimi i tij ndez reagime...

Një reagim i fundit i gazetarit dhe ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Mane ka rikthyer në vëmendje periudhën kur ishte pjesë e reality show-t, duke përdorur një gjuhë ironike ndaj Dea Mishel.

Në shkrimin e tij, ai pretendon se gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother” kishte pasur probleme me higjienën dhe praninë e një miu, ndërsa e lidhi këtë histori me një ish-banore.

“Na çau miu në shtëpinë e Big Brother…” shkroi Mane, duke iu referuar me ironi një vajze bionde dhe duke e lidhur më pas me angazhimin e saj në protestat e fundit.

Instagram Post
DZcTVeVNlEC

Postimi i tij vjen pak orë pas paraqitjes në emisionin e Grida Dumës, ku Bledi Mane kishte komentuar gjithashtu përfshirjen e Dea Mishel në zhvillimet e fundit jashtë ekranit.

Reagimi ka ndarë ndjekësit, me disa që e kanë parë si një batutë ironike, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar gjuhën e përdorur ndaj blogeres.