Bebe Rexha në një romancë të re? Dalja me yllin e NBA-së ndez aludimet...

Bebe Rexha via Instagram
Bebe Rexha via Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për jetën e saj private. Një dalje në New York me basketbollistin e NBA-së, Jordan Clarkson, ka nxitur menjëherë spekulime për një romancë të mundshme mes tyre.

Sipas raportimit të TMZ, dyshja fillimisht mori pjesë në një aktivitet artistik të organizuar nga artisti Leopoldo Gout, ndërsa më pas vijuan mbrëmjen së bashku në eventin prestigjioz “United Flags of Fashion”, të organizuar nga Vogue dhe Council of Fashion Designers of America (CFDA).

Fotografitë e publikuara nga New York Vintners i tregojnë Bebe Rexhën dhe Jordan Clarkson duke punuar krah për krah në krijimin e një pikture abstrakte me ngjyra të forta. Në një prej imazheve, basketbollisti pozon pranë veprës artistike, ndërsa Bebe shfaqet pas tij me një buzëqeshje.

Foto/TMZ

Foto/TMZ

Megjithëse pamjet kanë ndezur menjëherë aludimet për një lidhje romantike, deri më tani as Bebe Rexha dhe as Jordan Clarkson nuk kanë konfirmuar se janë në një marrëdhënie. Për momentin, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh, ndërsa fansat presin nëse dyshja do të reagojë për zërat që kanë pushtuar rrjetin.