Pas deklaratave të Einxhel Shkirës, e cila pranoi publikisht se marrëdhëniet me miqtë e saj ishin ftohur, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Argjira Spanca.
E pyetur nga gazetari Butrint Pasjaqa në një prononcim për platformën “Artistët Shqiptarë”, ku ishte e pranishme së bashku me Graciano Taganin, moderatorja ka folur për raportin e saj me Einxhelin.
Sipas Argjirës, nuk ka pasur një ngjarje konkrete që të ketë çuar në prishjen e miqësisë, por gjithçka lidhet me një keqkuptim.
“Me Einxhelin, e di që duket e pabesueshme, por nuk ka ndodhur diçka specifike. Më tepër ka qenë si një keqkuptim nga ana e saj. Me kohën do të sheshohen gjërat dhe ajo do ta kuptojë që gjërat nuk kanë qenë aspak siç i ka marrë,” u shpreh ajo.
Në mbrojtje të marrëdhënies mes tyre foli edhe Graciano Tagani, i cili minimizoi situatën dhe tha se nuk bëhet fjalë për një konflikt serioz.
“Jo, unë e dua shumë! Janë ca muhabete gocash që unë s’kam lidhje fare. Por prapë, Einxhelin do ta mbaj mend si vajza që më është gjendur pranë në momente të vështira. S’ka ndodhur asgjë, ne e duam shumë,” deklaroi ai.
Deklaratat e Argjirës dhe Gracianos kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës shpresojnë që marrëdhënia mes tyre dhe Einxhel Shkirës të rikthehet si më parë.




