A është Flori Mumajesi arsyeja e raportit të ftohtë mes Jonida Maliqit dhe Soni Malaj?

A është Flori Mumajesi arsyeja e raportit të ftohtë mes Jonida Maliqit dhe Soni Malaj?

Marrëdhënia mes dy këngëtareve të njohura, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, ka qenë në qendër të vëmendjes që prej momentit kur ato u bënë pjesë e spektaklit Ferma VIP 3.

Edhe pse prej kohësh në media përflitet për një ftohje mes tyre, asnjëra nuk ka zgjedhur të japë një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me këtë situatë.

Një nga arsyet që qarkullon më së shumti lidhet me Flori Mumajesi. Të dyja artistet kanë pasur në periudha të ndryshme lidhje me këngëtarin, gjë që ka shtuar aludimet për një ndikim në raportin e tyre.

Thuhet se Soni Malaj ka pasur një marrëdhënie më të gjatë dhe më të qëndrueshme me të, ndërsa edhe Jonida Maliqi është përfolur për një romancë, e cila u bë publike përmes disa daljeve të përbashkëta, përfshirë edhe një udhëtim në Paris. Megjithatë, kjo lidhje përfundoi shpejt dhe pa shumë zhurmë.

Tashmë që të dyja janë pjesë e të njëjtit format televiziv, kjo histori e vjetër ka rikthyer interesin e publikut, duke nxitur kuriozitet mbi mënyrën se si do të zhvillohet marrëdhënia e tyre brenda spektaklit.

/ilirianews.al