Rap-artistja e njohur Tayna ka bërë realitet premtimin që dha pak ditë më parë në rrjetet sociale, duke surprizuar maturantët në një nga netët më të rëndësishme për ta.
Këngëtarja kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë në një mbrëmje mature dhe mesa duket nuk po bënte aspak shaka.
Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, Tayna u shfaq duke hyrë në restorantin ku po zhvillohej një mbrëmje mature në Prishtinë, ndërsa emocionet dhe reagimet e të rinjve ishin të menjëhershme.
“I mbaj premtimet e mia. Matura 2026”, – shkroi artistja krahas videos.

Tayna via Instagram Story
Maturantët mbetën të shtangur nga hyrja surprizë e reperes, pasi askush nuk ishte në dijeni të vizitës së saj.
Atmosfera u elektrizua menjëherë, ndërsa prania e Taynës e ktheu mbrëmjen në një kujtim të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.




