Heidi Baci shmang pyetjet për Romeo Veshajn: "Nuk dua..."

Heidi Baci shmang pyetjet për Romeo Veshajn: "Nuk dua..."

Heidi Baci ka reaguar shkurt dhe prerë kur u pyet së fundmi për ish-partnerin e saj, Romeo Veshaj.

Gjatë një interviste në një panair, Heidi u vendos përballë pyetjeve mbi deklaratën e fundit të Romeos, i cili e kishte cilësuar lidhjen e tyre si një “histori 3-mujore” dhe kishte lënë të kuptohej se ndarja erdhi për shkak të këndvështrimeve të ndryshme për jetën.

Megjithatë, Heidi zgjodhi të mos zgjatej në këtë temë dhe e bëri të qartë se nuk dëshiron më të flasë publikisht për raportin e tyre.

“O Zot, nuk dua fare ta komentoj…” – u përgjigj ajo, duke mbyllur menjëherë diskutimin.

E pyetur nëse ka një person të ri në jetën e saj, Heidi tregoi se aktualisht është e fokusuar te vetja dhe projektet profesionale, ndërsa shtoi se nuk dëshiron më ta ekspozojë jetën private në publik.

Me këtë qëndrim, ish-banorja duket se po përpiqet të lërë pas historinë e shumëkomentuar me Romeon dhe të mbajë një profil më të rezervuar për jetën personale.

Instagram Reel
DYP27KnMxkD