Habit G Bani: “Jam në listën e zezë të Top Channel”

Habit G Bani: “Jam në listën e zezë të Top Channel”

G Bani, reperi dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me raportin e tij me Top Channel.

Gjatë një interviste me krijuesit e përmbajtjes “Andale”, artisti hodhi dritë mbi mungesën e tij në ekran, duke mohuar se është tërhequr nga jeta publike. Ai theksoi se po vazhdon të jetë aktiv në muzikë dhe projekte të reja.

Megjithatë, deklarata më e bujshme lidhej me marrëdhënien e tij me televizionin ku u bë i njohur. Sipas tij, ekziston një distancë dhe mungesë komunikimi me produksionin.

“Nuk jam zhdukur fare, po bëj muzikë. Ndoshta jam zhduk nga Topi se më ka në listë të zezë,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet për një raport të tensionuar me Top Channel.

Deklarata ka ngjallur reagime në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim zyrtar nga televizioni apo zhvillime të tjera në këtë raport.