Grida Duma është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë mes spekulimeve se mund t’i japë fund angazhimit të saj në Top Channel, pas më shumë se tre vitesh në drejtimin e emisionit “Top Story”.
Zërat kanë nisur të qarkullojnë pas diskutimeve të shumta në rrjet, ku fillimisht moderatorja u komentua për mungesën e një reagimi publik pas protestave të fundit në Tiranë. Ndërkohë, së fundmi kanë dalë edhe pretendime për një përplasje të mundshme mes saj dhe drejtueses së Top Channel, Lori Hoxha, duke shtuar dyshimet për një largim të mundshëm nga ekrani.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që mbështet këto pretendime. As Grida Duma, as Lori Hoxha dhe as Top Channel nuk kanë reaguar publikisht lidhur me spekulimet që po qarkullojnë.
Për momentin, gjithçka mbetet në nivel aludimesh, ndërsa mbetet për t’u parë nëse palët do të japin një sqarim apo një njoftim zyrtar në ditët në vijim.




