Greta trondit shtëpinë e BBV: “E dija që Rogerti do hynte” – dyshime për një plan të parapërgatitur për Selin

Greta Kazazi via Instagram
Greta Kazazi via Instagram

Një deklaratë e papritur nga Greta ka ndezur debatet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke ngritur pikëpyetje nëse hyrja e Rogertit në format ka qenë e planifikuar që më parë.

Gjatë një bisede të drejtpërdrejtë me Rogertin, ajo zbuloi se kishte dëgjuar ende pa hyrë në shtëpi se një person i lidhur me situatën e Selinës do të bëhej pjesë e spektaklit.

“Unë e dija para se të hyja këtu se do të hynte një person që ka lidhje. Nuk është thjesht suport…,” u shpreh Greta, duke lënë të nënkuptohet se prania e tij mund të kishte një qëllim tjetër përtej mbështetjes.

Rogerti nuk e kundërshtoi këtë deklaratë, madje shtoi edhe një koment që lidhej me statusin sentimental të Selinës.

“Lidhje me çfarë? Ta suportonte? Po, nëse ndahej me atë…,” tha ai, duke lënë të kuptohet se afrimiteti mes tyre mund të varej nga zhvillimet në jetën personale të saj.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë nga fakti se të dy kanë një njohje të përbashkët jashtë shtëpisë, tezen e Selinës. Kjo ka bërë që të lindin diskutime nëse dinamika mes tyre është pjesë e një strategjie të menduar që përpara nisjes së formatit.