Gjykata ka marrë sot vendimin përfundimtar ndaj Gjestit, duke i dhënë fund procesit gjyqësor në lidhje me çështjen me kompaninë “Onima”.
Gjatë seancës, mbrojtja e Gjestit kërkoi marrëveshje për pranimin e fajësisë, kërkesë e cila u aprovua nga Gjykata.
Në përfundim, Gjesti u dënua me dy vite burgim me kusht. Kjo do të thotë se dënimi nuk do të ekzekutohet, për sa kohë ai nuk kryen një tjetër vepër penale gjatë periudhës së provës prej dy vitesh.
Përveç dënimit me kusht, Gjesti është detyruar të paguajë edhe një gjobë prej 6 mijë eurosh.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Edita Çanta, ndërsa me këtë vendim konsiderohet i përfunduar edhe procesi gjyqësor ndaj Gjestit.




